Viva Paper – Products by Swan është një kompani e specializuar në produktet profesionale të letrës në Shqipëri. E fokusuar në segmentin “Away From Home”, kompania ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh që përmbushin standardet më të larta të higjienës, funksionalitetit dhe cilësisë. E mbështetur nga eksperienca dhe standardet e Swan, Viva Paper synon të ndërtojë marrëdhënie afatgjata me partnerët dhe klientët e saj, duke garantuar produkte të besueshme dhe zgjidhje praktike për çdo ambient profesional dhe familjar.
Më shumëProduktet e letrës së Viva Paper janë të certifikuara për kontakt me ushqimin dhe prodhohen duke respektuar standarde të larta cilësie, falë përzgjedhjes së kujdesshme të lëndëve të para dhe proceseve bashkëkohore të përpunimit.
Ato janë të dizajnuara për të ofruar qëndrueshmëri dhe përthithje të lartë, duke mundësuar përdorim më efikas dhe reduktim të konsumit të tepërt të letrës. Kjo i bën produktet Viva Paper një zgjidhje praktike dhe ekonomike për biznese që kërkojnë cilësi dhe funksionalitet në përdorimin e përditshëm.
Furnizim për çdo lloj biznesi në të gjithë Shqipërinë.
Produkte cilësore për çdo familje, kudo në Shqipëri.
Produktet Viva Paper përfaqësojnë një gamë të gjerë në tregun profesional, duke ofruar zgjidhje për këto kategori produktesh: letër higjienike, letër kuzhine, peceta, detergjentë të ndryshëm, çanta, dispenzues për letër, sapunë të lëngshëm, etj
Tirane Albania
Hënë - E Shtunë 9am-9pm
Dërgoni Emailin Tuaj